Linja ajrore izraelite El Al pezulloi operacionet e saj në linjën Tel Aviv-Moskë për javën e ardhshme, ku shkak dyshohet se janë bërë “zhvillimet në hapësirën ajrore të Rusisë”.
“Gjatë javës së ardhshme, do të bëhet një vlerësim i rinovuar i situatës për të vendosur nëse itinerari do të rifillojë”, thuhet në një deklaratë.
Më herët sot, Reuters raportoi se avioni i Azerbajxhanit Airlines që u rrëzua dje në Kazakistan u rrëzua nga një sistem rus i mbrojtjes ajrore.