Pep Guardiola ka konfirmuar se Manchester City do të jetë puna e fundit e tij në një klub si trajner.

Guardiola ka shijuar tetë vite e gjysmë të shkëlqyera në “Etihad”, duke e udhëhequr Cityn drejt gjashtë titujve të Premier Ligës dhe shumë trofeve të tjerë.
Katalanasi është aktualisht në mes të periudhës së tij më të vështirë të karrierës, me Sitin që ka fituar vetëm një nga tetë ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet.

Sidoqoftë, ai nënshkroi një marrëveshje të re deri në vitin 2027 muajin e kaluar, e cila do ta çojë në një dekadë qëndrimin e tij me kampionët e Premier Ligës. Dhe, duke folur në një intervistë me shefin spanjoll të kuzhinës, Dani Garsia, Guardiola bëri një zbulim të madh për të ardhmen e tij dhe tha se nuk do të drejtojë asnjë klub tjetër në të ardhmen pasi të largohet nga Siti.
“Unë nuk do të drejtoj një ekip tjetër. Nuk do të largohem nga City, të shkoj në një vend tjetër dhe të bëj të njëjtën gjë si tani. Nuk do të kisha energji… Mendimi për të filluar diku tjetër, i gjithë procesi i stërvitjes e kështu me radhë… Jo, jo, jo! Ndoshta një ekip kombëtar, por kjo është ndryshe”, përfundoi Guardiola