Manchester City është në krizë! Kjo është diçka e pamohueshme, me kampionët e Anglisë që pësuan humbjen e tretë radhazi në të gjitha kompeticionet, pas sfidës kundër Aston Villa në transfertë.

Sfida nisi mjaft mirë për ekipin nga Birminghami, i cili kaloi në avantazh që në minutën e 16’ me Jhon Duran.

“Qytetarët” e Pep Guardiolës u munduan që të reagonin, por në pjesën e dytë, ishin sërish vendasit që dyfishuan shifrat me anë të Morgan Rogers në minutën e 65’. Në fund të takimit, ishte Phil Foden ai që shkurtoi diferencën, por goli i tij shërbeu vetëm për statistikë anglezit. Kështu Manchetser City bie në vendin e 6-të në Premier League me 27 pikë, duke zbritur kështu nga zona europiane, teksa numëron vetëm një fitore në 12 ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet.

REZULTATI:

ASTON VILLA 2-1 MANCHESTER CITY

Duran 16’, Rogers 65’ / Foden 90+3’

GOLI I DURAN (VIDEO)

GOLI I ROGERS (VIDEO)

GOLI I FODEN (VIDEO)