Ministria e Drejtësisë dhe drejtuesit e institucioneve të pavarura për grupkapitullin “Themeloret” kanë zhvilluar një takim në kuadër të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja i pranishëm në takim u shpreh se kërkohet angazhimi i lartë nga të gjithë duke nisur nga niveli i teknikës deri tek drejtuesit më të lartë që ky proces të kalohet me sukses.

Ulsi Manja: Antikorrupsioni ka tre piketa të ndërmjetme me fokus rritjen e kapaciteteve operacionale dhe konsolidimin e burimeve financiare dhe njerëzore, mbajtjen e një historiku solid procedimesh në çështjen e korrupsionit dhe forcimine efikasitetit poër parandalimine korrupsionit dhe në këtë pikë kërkohet angazhimi i drejtëpërdrejtë i organeve ligjzbatuese, Prokurorisë së Përgjithshme, SPAK, Gjykatës së Posaçme, Inspektoriatit të Lartë të Kontrollit dhe Deklarimit të Paurisë, AMP, MAPA-s etj.

Të drejtat e njeriut kanë 7 piketa të ndërmjetme sa i përket forcimit dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut . Thelbi i përmbushjes së këtyre piketave ka të bëjë me mbrojtjen e të dhënave personale dhe të drejtës së informimit dhe unë jam besimplotë që ky projekligj i cili është duke u diskutuar në komisione të finalizohet me sukses dhe të marrë dritën jeshile në seancën e fundit të këtij sesioni parlamentar. Është një projekligj që vjen si përafrim i plotë me direktivën dhe rregulloren e BE. Një projektligj i punuar në një kohë prej tre vitesh i rakorduar nen për nen me komisionin. Unë shpresoj dhe besoj që do të votohet brenda këtij sesioni parlamentar. Është një parakusht themelor që ka të bëjë me të drejtat e njeriut.

Manja theksoi se si ministër i Drejtësisë ka bërë detyrën e tij në këtë proces ku theksoi se institucioni që ai drejton nuk ka vetëm rol koordinues, por është një strukturë që edhe analizon dhe përgatit raportet.

Ulsi Manja: Si ministër i Drejtësisë ne e kemi bërë detyrën tonë në këtë proces. Nuk jemi vetëm institucion koordinues, por një strukturë që analizon piketat, por në këtë proces ne kemi edhe detyrat tona. Ka detyra që ne do të duhet t’i plotësojmë. Duke qenë se jemi në këtë fazë kritike të raportimit unë thjesht dua të kërkoj nga secili prej jush një angazhim proaktiv në të gjitha nivelet, nga ai teknik deri tek drejtuesit më të lartë. Punojnë ekspertët, por në finale përfshirja dhe angazhimi i juaj i drejtëpërdrejt është elementi thelbësor për ta çuar përpara këtë proces. Vendimmarja i takon kësaj tryeze. Suksesi ynë i përbashkët në këtë proces varet vetëm nga përkushtimi, profesionalizmi dhe koordinimi ynë i ngjushtë. Unë jam i bindur që do ja dalim në këtë proces duke bashkëpunuar ngushtësisht jo vetëm ne si drejtues, por ky proces kërkon angazhimin e botës akademike, shoqërisë civile, por edhe angazhimin e mediave sepe ky është një proces fidues dhe do të duhet të jetë deri në fund transparent për qytetarët që kanë vite që aspirojnë për të qenë të barabartë me qytetarët e Europës.