Sipas ministrit Ulsi Manja, reagimi i ashpër i opozitës për projektligjin e PS-së vjen me synimin për të sabotuar procesin e negociatave me BE-në. Ai e tha me bindje se socialistët do jenë prapë në qeveri pas Majit 2025. Shtoi se nisma për faljen e gjobave për ndërtimet pa leje është e përfshirë në direktivat e Bashkimit Evropian.

“Tani, është e kuptueshme që ju jeni kundër edhe për faljen e gjobave, por edhe për të sabotuar procesin e integrimit, i keni sa për konsum politik. Zonja Tabaku ti duhet t’i përgjigjesh zonjës Çupi për ligjin për të dhënat personale. Është një ligj që ka 3 vjet në diskutim dhe është i pari ligj që do votohet, është përafrim i plotë me rregulloren e BE-së. Ajo falje gjobash është në direktivën e BE-së. Është e kuptueshme që nuk ju vjen mirë, ne do rrimë këtu ku jemi edhe pas Majit 2025. Shqiptarët e dinë se kush punon për integrimin e kush është kundër. Edhe dje keni marrë përsipër të dezinformoni për të bllokuar një ligj të rëndësishëm. Ju doni të sabotoni procesin e negociatave për kapitullin 23!”, deklaroi Manja.