Ministri i Drejtësisë pati një replikë me demokratin Flamur Noka gjatë seancës plenare. Manja tha se opozitën nuk e ndihmon retorika politike lidhur me opinionin e Veneciasm, pasi i dha të drejtë mazhorancës.

‘Flamur, kam që në orën 10 me pak përjashtim të vogël për kafe. Nuk kam lëvizur dhe nuk kam ndërmend të lëviz deri në mbarim të seancës. Jam i bindur se me atë fjalor asnjë kuksian nuk është krenar. Dibran jo e jo. Ky lloj fjalori dhe një tjetër nuk na ka hije asnjërit. Bëjmë politikë pa diskutim. Nuk kemi të njëjtat qëndrime. Por të gjitha këto që diskutohen retorika politike, balta që hidhet për të gjitha temat sigurisht jeni të ftuar 11 maj për të na gjykuar. Fundi i këtij debati janë 11 maji, janë ata që do votojnë alternativat tona. Se kë do votojnë shqiptarët ti lëmë të vendosën. Ju jeni në efektet e listave të deputetëve në garë për 11 maj. Nuk ju ndihmon retorika për sapun as djath. Asnjëherë nuk kemi qenë dakord për komisionin e Venecias. Për opinionin e Venecias ju do kishit dalë të na thonit po të drejtë mazhorancës. Na dha të drejtë ne jo ju.’