Lajmi se Bashar al-Assad u ‘mposht’ ka bërë që shumë sirianë të kthehen në vendet e tyre.
Miliona sirianë janë larguar nga vendi që nga shpërthimi i luftës civile në vitin 2011, pas masakrës që Assad kryen kundër një kryengritjeje për demokraci.
Sekretarja e Brendshme Yvette Cooper tha se situata po “lëviz jashtëzakonisht shpejt pas rënies së regjimit të Assadit” dhe disa njerëz po kthehen në Siri pas zhvillimeve të fundit.
Grupi militant islamik Hayat Tahrir al-Sham (HTS) dhe fraksione të tjera aleate të rebelëve morën kontrollin e kryeqytetit sirian Damask të dielën pas viteve të luftës civile.
Kryeministri i Britanisë Sir Keir Starmer ka mirëpritur fundin e “regjimit barbar” të Assadit në Siri dhe ka kërkuar rikthimin e “paqes dhe stabilitetit”.
Gjermania, Franca dhe Suedia janë disa nga vendet që gjithashtu kanë pezulluar të gjitha kërkesat e azilit të paqëzuara nga sirianët, ndërsa Austria ka sinjalizuar se do të deportojë së shpejti refugjatët në Siri.