Zv/kryeministrja e Kosovës dhe Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla ishte e ftuar në emisionin “Top Story” në Top Channel, në një intervistë ndryshe.
Ajo u shpreh se njeh politikën nga brenda pasi vjehrrin e ka pasur ministër në Koln, ndërsa burrin deputet në Gjermani.
Në lidhje me marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë, zv.kryeministrja tha se ka pasur shumë pak normalizim të raporteve mes dy vendeve fqinje.
“Energjinë e marr nga fakti që në Kosovë ka zhvillime pozitive. Shoh që qytetarët e Kosovës janë plot energji, pozitivitet. Në lajme flasim për sfidat që përballet Kosova, e konsideroj si privilegj që pas 30 vitesh të bëhem pjesë e kësaj qeverie”, tha Gërvalla.
Grida Duma: Ti shkon me autobus në punë.
“Modestia është virtyti më i rëndësishëm. Unë kam jetuar shumë vite jashtë vendit. Kam jetuar në një botë që i ka anët e veta të errëta dhe të ndritura. Fakti që jam detyruar ti filloj gjërat nga fillimi shpesh të bën që ta shohësh botën më me optimizëm. Në çdo situatë njeriu është në gjendje të gjejë të mirat dhe të mësohet të imunizohet nga vështirësitë.
Fakti që në Gjermani kam qenë e angazhuar politikisht vazhdimisht, si organizim kemi arritur të hapim dyert e qeverisë gjermane. Vjehrri im ka qenë ministër i brendshëm, im shoq ka qenë deputet. Unë e shoh politikën gjermane më shumë nga brenda se sa nga jashtë.
Unë citova një fjali që Vuçiç ua ka thënë disa miqve të mi. Logjikën e kam në BE, zemrën e kam në Moskë”. Unë përsërita një të vërtetë. Flitet për normalizim marrëdhënies mes Kosovës dhe Serbisë. Shumë pak normalizim ka pasur.”, u shpreh ajo.