Është zhvilluar ditën e sotme ceremonia e dhënies së “Medaljes së Artë” për nxënësit që kanë përfunduar gjimnazin me 10 absolute. Ceremonia u zhvillua në Kryeministri. Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu ka vlerësuar studentët.

Gjatë fjalës së tij kryeministri Rama vlerësoi nxënësit për përkushtimin dhe për arritjen e rezultateve të shkëlqyera.

“Mos harroni që një ëndërr që e shikon me sy hapur, përderisa e shikon me sy hapur ti mund ta arrish. Por mes teje dhe asaj ëndrre është një det që t’i duhet të jesh i gatshëm ta kalosh në këmbë pa u zmbrapsur nga dallgët.

Nëse je i gatshëm të bësh të gjitha sakrificat që ëndrra kërkon t’i do ta arrish dhe kjo është jeta e shumë yjeve që sot ju i shihni dhe i admironi në të gjitha fushat. Asnjë nga ato yje nuk ka shkëlqyer sepse thjesht fati ka dashur të shkëlqejë sepse fati është karakteri i njeriut. Këto janë pak fjalë që ndaj me ju sot, ju falënderoj me të gjithë zemër sepse me frymëzoni. Kur mendoni që ju jeni këtu në majë në një arritje të parë pasi keni refuzuar çdolloj justifikimi, nëse kur të dilni nga këtu do të ndjeheni pak të lodhur është energjia që unë kam marrë nga ju për veten time”, tha Rama.