Nga Hermes Kafexhiu
E di shumë që forca errët e gjuhës së urrejtjes lëshohet për të gjetur lloj e lloj guri për ta hedhur në drejtim të të gjithë atyre që marrin vendime.
Unë dikur kam qenë në anën e tyre që e kam paragjykuar Erion Veliajn, sepse përpara se ta paragjykoja unë kam parë Erion Veliajn si Veriun e një busulle që po hapte një hapësirë të re mendimi në politikë. Sepse pse ta fsheh kam qenë përherë militues edhe tifoz i njërëzve që kanë pasur vokacion për të ardhur në këtë rrugë të vjetër të politikës si shembuj të rinjë. Edhe u mërzita shumë me të kur ai u bashkua në 2009 me Partinë Socialiste. Por ai ishte shumë më shumë se unë me peshë për të marr vendime të atilla.
Megjithatë ajo që më ka çuditur vazhdimisht është mënyra sesi ndërtohet sulmi publik ndaj tij qoftë dhe nga njerëz që përmbajnë vetëm statusin qytetar. Kjo urrjetje nuk nxjerr në pah vetëm një frustrim, po kjo nxjerrë në pah dhe konkluzionin që njerëzit të godasin pa të të njohur. Vëmendja e tij mediatike është pika e tij më fortë por edhe më dobët në të njëjtën kohë sepse ai përballë qytetarëve ka treguar me theks jo të zakonshëm të të pagabueshmin dhe në një moment dobësie atij i kthen të njëjtën vëmendje që ai kërkon.
I vetmi gabim i Erion Veliajt në gjithë këtë histori ndoshta është se vetëm ka besuar.
Por ne mos të bëjmë sikur harrojmë, përpara se të kujtojmë të gjitha akuzat ndaj tij koherente dhe jo koherente, duhet të mendojmë se duke lënë mënjanë inatin se Tirana u fut në një epokë bashkëkohore me ardhjen e tij. Veliaj i dha këtij qyteti një hare të munguar prej më shumë se 100 vitesh dhe ky është fakt. Ashtu siç është fakt që në kohën e tij u ndërtuan kaq shumë shkolla dhe kjo është kauzë që unë kam mbrojtur duke lënë çdo dyshim për shumë vendime të tij, me të cilat edhe nuk kam qenë dakord.
Ai mori shumë kauza përsipër të cilat ndoshta qëllimisht iu lanë mbi sup për të goditur atë imazhin e tij. As unë nuk kam qenë dakord me prishjen e teatrit dhe këtë nuk e kam të bazuar i ndikuar nga oponenca por sepse kam njohur nga afër studimet e Plasarit, i cili ndonjëherë është treguar jo dhe aq i matur në gjuhën e tij për ta personalizuar debatin me Veliajn.
E gjitha është që ne duhet ta shohim Veliajn si institucion dhe jo si qenie njerëzore. Institucioni i tij në fare pak kohë themeloi shumë gjëra të pabëra në Shqipëri dhe me koston e madhe të paragjykimit të tij që e ndjek si paradigmë, kur i thonë nën zë se ai ishte njeriu që doli kundra të gjithëve dhe u bë palë me ta. Në fakt historia tregoi se kjo nuk është e vërteta.
Megjithatë kjo rënia që po i urohet në mënyrë permanente (që unë nuk ja uroj, jo më atij po dhe gjithkujt nga çdo spektër) duhet të ketë një kujtesë të domosdoshme historike. Erion Veliaj me gjithë mëkatet e veta ishte njeriu i parë që themeloi institucionin e reagimit kundra establishmentit në Shqipëri. Veliaj ndryshoi mënyrën sesi duhet të kritikohet sistemi në Shqipëri dhe mbi të gjitha nuk është e udhës që të gëzojnë të rinjtë për sulmin ndaj tij, sepse e vërteta e madhe është që kur sheh këta “uqër të vjetër me histori të kobshme ende sistem” tregon një dramë të madhe në skenën politike atë mos lënies së hapësirës ndaj të rinjve.
Ja pse nuk më gëzon mua aspak supozimi i rënies së tij.
Po dhe nëse nuk do ta lënë atë ta bëj, atëherë të tjerë do ta vazhdojnë atë që nisi ai dhe kjo do duhet një vokacion gjenerate.