Presidentja e Meksikës, Claudia Scheinbaum, shprehu sot mbështetjen e saj për qeverinë panameze pas kërcënimit të presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump të dielën për t’i rikthyer SHBA-së kontrollin e Kanalit të Panamasë. Sheinbaum në konferencën e saj të rregullt për shtyp tha se Kanali i Panamasë u përket panamezëve.
“Në të vërtetë, Kanali i Panamasë u përket panamezëve,” tha Sheinbaum.
Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump kërcënoi dje se do të rivendoste kontrollin e Amerikës mbi Kanalin e Panamasë duke akuzuar vendin për tarifa të tepërta për të përdorur kalimin e Amerikës Qendrore, që lejon anijet të kalojnë Paqësorin dhe Atlantikun.
Në deklaratat që bëri, gjatë eventit AmericaFest 2024 Trump tha se Kanali i Panamasë ka rënë në duart e gabuara dhe se nëse kjo nuk ndryshon, ai do të kthehet në SHBA menjëherë dhe pa një mendim i dytë.
“Unë po paralajmëroj qeverinë e Panamasë që të përmbushë kërkesat tona dhe të veprojë në përputhje me rrethanat ”, shtoi Trump.