Myslym Murrizi është i pakënaqur me SPAK.
I ftuar në podcast-in ”Të Pashoq”, Murrizi është ndalur te rikthimi i Berishës në Parlament, qasja e re e opozitës, mosbindja civile, buxheti, lirimi dhe prapaskenat, besnikët dhe tradhtarët e Berishës, listat 2025, aksionet e SPAK, mesazhet direkte për Nancy VanHorn.
-Si e shihni punën e SPAK? Të gjithë po flasin për sukseset e SPAK, dosjet e bujshme…
Dosje të bujshme s’kam parë. Dosje të bujshme për qytetarët unë quaj arrestimin e ministrit të Shëndetësisë në detyrë në Kroaci, jo të Ilir Beqajt pas pilafit. Quaj të merret në ndjekje penale Edi Rama për të gjitha aferat.
-Kjo është devijancë me qëllim?
Nuk kanë këllqe për të gjithë dhe janë të kapur. Nëse Fatmir Mediu gjykohet në gjendje të lirë, Berisha mbyllet në shpi. Nuk kanë këllqe për individë të veçantë. Varet si e kanë marrë porosinë.
Ndreca për abuzime me tendera gjykohet në gjendje të lirë, Alqi Bllako i arrestuar. Dogjani hetohet në gjendje të lirë, Salianji është në burg.
Krifca nuk arrestohet për atë që kërkon OLAF. Ke Xhaçkën që sorollatet për mandatin. Pse me shumë standarde për të njëjtin fenomen? Çfarë kanë bërë Alqi, Lefteri, sesa Plarenti, sesa Dogjani?