Atmosfera e festive të fundvitit sapo ka filluar në kryeqytet.
Në sheshin “Skënderbej” janë ndezur dritat e pemës së Krishtlindjeve, ku i pranishëm ishte dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.
Në momentin e ndezjes së dritave, ai iu drejtua qytetarëve të pranishëm, duke thënë: “Gëzuar festat! Sjellshin mbarësi dhe mirësi në të gjithë familjet tuaja. Ju dua shumë! Të rrojë Tirana dhe të rrojë e gjithë Shqipëria”.
Ndryshe nga vitet e tjera, këtë vit në qendër ishin plot katër pemë Krishtlindjes, të cilat i ndezën dritat e tyre në të njëjtën kohë.