Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu ka reaguar pas akuzave të deputetit demokrat, Agron Gjekmarkaj, i cili publikoi një denoncim nga një qytetar ku thuhej se Bashkia e Lezhës i bënte presion punonjësve të administratës për të mbledhur vota në këmbim të vendit të punës.
Nëpërmjet një postimi Ndreu mohon këto akuza duke rionizuar denoncimin e bërë nga drejuesi politik i Lezhës, Agron Gjekmarkaj.
“Babën në punë në bashki, po i bëjnë presion administratës thotë! Po baba ça thotë? Kush i ka bërë presion?! Kujt ju bë presion?!
Ka shkruar një kuzhinier në Shëngjin se po i bëjnë presion administratës! Edhe kuzhinierët janë në administratë?!
Këta nuk njohin babën jo më të dinë se kuzhinieri nuk është administratë!” shkruan Pjerin Ndreu.
Agron Gjekmarkaj ka publikuar një denoncim ku thuhet se persona të njohur të “Dosjes 184” po i bëjnë presion administratës për të mbledhur vota, ndryshe largohen nga puna. Sipas tij, Ulsi Manja si drejtues politik i Lezhës dhe kryebashkiaku socialist Pjerin Ndreu nuk e ndryshojnë dot vullnetin e popullit.