Kennedy Johnson ishte 15 vjeçe kur lindi vajzën e saj në Detroit, SHBA, në një shtëpi kujdesi për nënat adoleshente. Tashmë 25 vjet më vonë Johnson e gjen veten në Ghana, duke u kurorëzuar mbretëreshë në Afrikën perëndimore.
Johnson mori titullin ceremonial “Zosimli Naa” (Mbretereshe e miqësisë) para turmës së lumturuar të banorëve në Tamale, qyteti më i madh në veri të Ganës prej punës se saj per komunitetin vendas.
Lideri shpirtëror vendas Dakpema, Fuseini Bawa, i dha asaj titullin që përkthehet afërsisht në “mbretëreshë e miqësisë”.
E ngjitur mbi kalë me kostum tradicional, Johnson thotë se besonte se ishte në ëndërr.
“Ende nuk mund ta besoj” thotë ajo për rrjetin CNN. “U detyrova të heq do të nga shumë ëndrra të fëmijërisë, të gërrmoja fort brenda vetes për të gjetur forcën”.
Kur bija e saj D’Kiya ishte 11 vjeçe, Johnson nisi ta merrte në udhëtimet e saj jashtë vendit fillimisht në Bahamas, më pas Hong Kong, e më tej në Amerikën e Jugut.
Dyshja ranë në dashuri me udhëtimet dhe Johnson nisi t’i dokumentonte ato në rrjet.
Publikimet e saj nisën të tërhiqnin shumë njerëz dhe për vizitat në veri të Ganës gruaja thotë se ishin një eksperiencë e veçantë, prandaj u benje fytyre e rregullt ne qytezën e vogel. Ditën e dytë në rajon, ajo u takua me kryetarin Dakpema dhe të vjetrit në qytetin Tamale, të cilët i ofruan rolin e “mbretëreshës se miqësisë”.
Dy muaj më vonë bashkë me bijën e saj dhe shoqen e ngushtë që ishte me të, Johnson u njoh zyrtarisht si “mbretëreshë” në festivalin e përvitshëm në Damba, ku ajo ecte në kalë para turmave që brohorisnin.
“Ishte e habitshme pasi kishte aq shumë njerëz,” thotë Kendall Jones, shoqja e Johnson që e shoqëroi në event.
Me rolin e saj të ri Johnson punon me të vjetrit e komunitetit Dagbon me origjinë prej shekullit të 14-të, për iniciativa pozitive si furnizimi me ujë të pastër, produkte sanitare apo veshje për komunitetin.
Kennedy Johnson nuk është e para ‘mbretëreshë’ Zosimli Naa që kurorëzohet në Dakpema. Amerikania tjetër Dr Susan Herlin, nga Kentucky, ka marrë këtë titull 1995 por tragjikisht vdiq në 2014. Shtatë vjet më vonë stafetën e mori Johnson.
Në nëntor 2024, Johnson mori qytetarinë e Ganës dhe është shpallur një nga personat më me influencën për punën e saj, shkruan rrjeti CNN.