– Prania e tij e dobët te Real Madridi, marrëdhëniet me shokët e skuadrës, mungesa e tij në ndeshjet e fundit të kombëtares franceze e shumë të tjera, e kanë kthyer Kylian Mbappe në një protagonist negativ të muajve të fundit në futbollin europian.
Populli i bërtet… shtypi e akuzon… Por Kylian Mbappe vendosi t’i japë fund të gjithave. Ai ka dhënë një intervistë për kanalin francez Canal+4, e cila do të transmetohet të dielën dhe do të përmbajë përgjigje për gjithçka.
Mbappe foli me gazetarin Mouloud Assour, i cili publikoi disa nga fjalët e yllit francez të futbollit. “Çdo ditë më del diçka, kur në fakt nuk kam folur me askënd. Prandaj po jap këtë intervistë tani. Sepse në një moment, njerëzit duhet ta dëgjojnë atë nga unë.
A thonë njerëzit gjëra? Problemi është kur je yll dhe nëse nuk flet, janë njerëzit që fillojnë të flasin në emrin tend,”- thotë ndër të tjera kampioni i botës 2018.