Leonardo Bonucci u largua nga Juventusi pas disa sezonesh në Torino në vitin 2017, për t’u bashkuar me Milanin, aventurë e cila zgjati vetëm një vit. Në një intervistë të dhënë së fundmi, 37-vjeçari zbulon disa detaje, të pathëna më parë.
“Ishte fundi i Juventusit, agjenti im më thirri dhe më tha se ekzistonte kjo mundësi. Pas finales së Cardiffit, diçka kishte pushuar së funksionuari te Juve”.
Unë dhe Juve folëm dhe thamë se rrugët tona do të shkonin në drejtime të ndryshme dhe më pas doli Milani.
Në atë moment, ju bëni zgjedhje bazuar në gjërat që keni përjetuar. Një vit më parë, klubi më tha ‘nuk do të të shesim as për 100 euro’. Më pas ata më shitën te Milani për 42 milionë euro dhe De Scigilio u përfshi gjithashtu, kështu që me të vërtetë më shitën për 30 milionë euro. Nuk është se donin të më mbanin me çdo kusht”, tregoi Bonucci.