Sulmet e Sali Berishës ndaj drejtësisë, SPAK dhe kryeprokurorit Altin Dumani, avokati Spartak Ngjela tha se arsyetohen me psikologjinë e të pandehurit. I ftuar në Intervistën e Ditës në Dritare TV, zoti Ngjela tha se:
“Sali Berisha po kërkon të qetësojë vetveten. E njoh nga psikologjia e të pandehurit. Kërkon të qetësojë vetveten dhe bën gabime shumë të mëdha. Do të tregojë që ai nuk pyet, nuk do t’ia dijë për asgjë. Këtë bëri dhe kur u akuzua. U thirr disa herë, nuk shkoi dhe përfundoi në arrest.
Kur do të bëhet gjyqi dhe si do të përfundojë, kjo është thembra e Akilit për Sali Berishën. Po mori pafajësinë do të vazhdojë akoma më i përfshirë në politikë, ndërsa nëse shpallet i fajshëm, merr fund në politikë. Këtë e ka në dorë SPAK dhe kjo është arsyeja pse pikërisht ai po sulmon këtë institucion”, u shpreh Ngjela në Dritare TV.