Myrto Uzuni po kalon një formë fantastike këtë sezon në Spanjë me Granadën në La Liga 2. Sulmuesi kuqezi ka realizuar 14 gola në 18 ndeshje, ndërsa ka dhuruar edhe një asist.

Sipas mediave, emri i lojtarit shqiptar ka përfunduar në radarët e dy klubeve. Skuadra e MLS, Seattle Sounders po kërkon një futbollist, i cili mund të bëjë ndryshimin në repartin e avancuar dhe Uzuni duket profili i duhur.

Një destinacion i mundshëm është edhe Sevilla. Sesi do shkojnë gjërat, na duhet të presim e të shohim.