Belind Këlliçi paralajmëroi një pjesmarrje rekord para nisjes së protestës së kësaj të hëne.

Por protestuesit numëroheshin me gishtat e dorës.

Nëpër kryqëzime, më shumë kishte policë, se protestues.

Dhe kjo, jo për shkak të shiut, siç mund të justifikohet dikush nga PD, sepse i njëjti numër është në çdo protestë të organizuar nga PD e Sali Berishës.

Numër që tkurret proteste pas proteste, ndryshe nga sa shpreson PD.