Negociatat për rinovimin e Tijjani Reijnders me Milanin janë në një fazë të avancuar. Mesfushori holandez, i cili është bërë pjesë e rëndësishme e skuadrës së Paulo Fonseca-s, dëshiron qëndrimin në Milano.

Duke folur për Ziggo Sport në Holandë, Reijnders tha se pritshmëritë janë pozitive. “Nuk kam nënshkruar ende, por tratativat janë në rrugën e mbarë. Rinovimi do të ishte një shpërblim i bukur që Milani dëshiron të më japë”- tha ai.

Reijnders vlerësohet të paktën trefishë më shumë në krahasim me 20 milionët e paguara nga Milani gjatë verës së 2023, kur firmosën me të nga skuadra AZ Alkmaar, duke mposhtur konkurrencën e disa skuadra të mëdha evropiane, përfshirë Barcelonën.