Baba Vanga është një mjeke dhe astrologe e njohur, e cila ka ndërruar jetë, por vizionet dhe parashikimet e saj për botën vazhdojnë të kthehen në realitet.

Si fillim, ajo parashikoi sulmet e 11 shtatorit mbi kullat binjake në SHBA që tronditën botën si dhe vdekjen e princeshës Diana. Baba Vanga njihet ndryshe si Nostradamusi i Ballkanit, ajo ka bërë parashikime edhe për vitin e ardhshëm.

Parashikimet e Baba Vanga kanë paraqitur gjithçka nga konflikti Rusi-Ukrainë deri te kriza ushtarake siriane.
Tashmë parashikimet e saj për vitin 2025 sugjerojnë “shkatërrimin e Evropës”, së bashku me shanset që një luftë të shpërthejë pas rënies së Sirisë. Kujtojmë se parashikimi i Baba Vangës për Sirinë u kthye në realitet fundjavën e kaluar.