Vinicius Junior u nderua si futbollisti më i mirë i sezonit 23/24 në ‘Los 100 de MARCA’, listë ku renditen 100 lojtarët më të mirë të sezonit nga votimi e 122 gazetarëve nga mbarë bota, ish-lojtarëve dhe ish-trajnerëve.

Në edicionin e tretë të çmimit, braziliani fitoi me 5.473 pikë ndaj shokut të tij të skuadrës Jude Bellingham (5.164) dhe Rodri Hernándezit (4.802).

Një diferencë e ngushtë që e shpall lojtarin e Real Madridit si më të mirin në këtë çmim të gazetës MARCA’, çmim që në sezonin 22/23 iu dha Karim Benzemasë dhe vitin e kaluar norvegjezit Erling Haaland.

Sulmuesit vazhdojnë të dominojnë, megjithatë në këtë rast nuk është një sulmues klasik që fiton, por një lojtar krahu, që vitet e fundit ka zhvilluar një rol më të avancuar si sulmues.

‘Los 100’ nderon Vinin si më të mirin pas një sezoni spektakolar ku fitoi La Ligën dhe Ligën e Kampionëve, duke qenë lojtari më i rëndësishëm në të dy kompeticionet.

Vinicius shënoi 24 gola dhe dha 11 asistime në 39 ndeshje me fanellën e Real Madridit, duke realizuar një nga paraqitjet më të mëdha që kujtohen në historinë e Ligës së Kampionëve, duke qenë vendimtar në çdo raund.

Numri 7 i Realit shënoi golin kyç kundër Leipzigut në çerekfinale, dha dy asistime ndaj City-t, shënoi dy gola ndaj Bayern në gjysmëfinale dhe realizoi gjithashtu një gol në finale.