Manchester City ka publikuar një deklaratë në mbështetje të Kyle Walker, i cili është bërë objekt i ofendimeve raciste “online” pas ndeshjes së “citizens” kundër Juventusit (0-2).

“Manchester City dënon ashpër abuzimin racor ndaj Kyle Walker pas ndeshjes së mbrëmshme.

Ne refuzojmë të tolerojmë çdo lloj diskriminimi, qoftë në stadium apo “online”.

I ofrojmë Kyle-it gjithë mbështetjen tonë pas trajtimit të neveritshëm që i është bërë,” thuhet në mesazhin zyrtar të klubit nga Manchesteri, i cili, përballë Juventusit, regjistroi ndeshjen e nëntë pa fitore në 10 të fundit.

Walker ishte titullar, luajti të gjitha minutat dhe është kapiteni i “skyblues.”