Tjetër padi për shpifje është depozituar në GJKKO për Gazment Bardhin. Këtë herë kreu i grupit parlamentar në PD është paditur nga OSHEE lidhur me deklaratat për abuzime me tenderat.
Ne seancën e parë Gazment Bardhi nuk është paraqitur, ai përfaqësohet dhe mbrohet nga avokati Marash Logu. Nga shorti elektronik që u hodh në datën 13 nëntor, Elsa Ulliri u caktua gjyqtarja për hetimin paraprak. Dosja ndaj Bardhit erdhi për kompetencë në GJKKO nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
Gazment Bardhi ka një tjetër çështje në Gjykatën e Posaçme, për shpifje ku është paditur nga Edmond Sulaj, ish drejtori i policisë së Shkodrës. Në datë 12 shtator, në foltoren e Kuvendit, Gazmend Bardhi hodhi akuza ndaj Edmond Sulës.
Bardhi lexoi disa komunikime që kanë dalë nga aplikacioni Sky Ecc, për të cilat pretendoi se janë provë se drejtori i policisë së Shkodrës ishte emëruar nga bandat.