Albion Marku po luan sezonin e tij të parë në Hungari te Gyor. Mbrojtësi 24-vjeçar po spikat me paraqitjet e tij, teksa deri më tani është aktivizuar në 12 takime të kampionatit.
Albion Marku është vlerësuar si “Lojtari i muajit nëntor” te Gyor, në bazë të votimeve të tifozëve të ekipit hungarez. Në këtë edicion, ai ka dhuruar edhe 2 asiste, përkatësisht në ndeshjet ndaj Nyiregyhaza dhe Paks.
Kujtojmë që të Gyor luan edhe lojtari tjetër shqiptar, Eneo Bitri.