U arrestua si kandidat për kryetar i Bashkisë së Himarës për blerje të votave dhe pas dënimit pa u liruar ende nga burgu u bë eurodeputet i Greqisë në parlamentin Europian. Kjo është historia e pabesueshme e Fredi Belerit, i cili prej më shumë se 6muaj po përjeton një eksperiencë që ndoshta edhe vetë nuk e kishte menduar më parë.
Sot ai tregon për A2 eksperiencën në Parlamentin Europian, tempullin e demokracisë siç e quan Beleri që merr vendime për të paktën 450 milionë shtetas të Europës. Këto 6 muaj si eurodeputet kanë ndryshuar edhe deklaratat e Belerit kur e pyet për Shqipërinë. Pasi tani nuk flet më si Fredi Beleri, por si eurodeputet.
Por me sa duket kjo eksperiencë nuk ja ka çfokusuar qëllimet e së ardhmes, të cilat ai i shikon si politikan në Shqipëri, por më parë ka çështje për të zgjidhur me gjykatat shqiptare dhe atë të Strasburgut.
Kryetarin aktual të Bashkisë së Himarës edhe pse shprehet se ka marrëdhënie të mira e shikon thjesht si një tjetër socialist, ndërsa ka një mesazh edhe për himariotët.