Nga: Kreshnik Spahiu
Sot gjysma e shqiptarve lumturohen kur sekuestrohet ndonjë telefon i vjehrrës Ilir Metës, gruas Erion Velisë, apo sendet private të partneres Arben Ahmetaj.
Aq shumë kënaqen turmat sa sekuestrimet dhe arrestimet bëhen live me kamera.
Urrejta popullore kundër politikanve është pjesërisht e drejtë por edhe pak e çuditshme sepse ky popull i voton në zgjedhje.
Por sa ligjore dhe kushtetuese janë këto veprime proçedurale dhe a po krijon drejtsia një statdard mbi një praktikë unike penale?
Fatkeqësisht drejtësia shqiptare po joshet nga etja popullore për pranga dhe sekuestro duke mbajtur dy standarde të pabarabarta në hetimet për korrupsion:
– sekuestrohen telefonat e politikanve për korrupsion pasiv por jo të biznesmenve që kanë kryer korrupsion aktiv
– sekuestrohen telefonat jo mbi parimin ndiq paranë por mbi parimin ndiq politokanët
– sekuestrohen telefona jo në flagrancë por pas pilafit.
– sekuestrimi i telefonit Ajola Xoxes pas një viti ishte totalisht farsë mediatike sepse njoftimi për sekuestro kishte disa muaj kishte dalë dhe ajo po të donte kishte boll kohë ta ndrronte telefonin ose hidhte në Lumin e Lanës.
– Sekuestro u bë nga i njëjti prokuror që Sali Berisha i bëri presion anti-ligjor për çështjen “Çurbja”.
– Sekuestro e gruas Erion Velisë u vonua 1 vit dhe u krye 1 ditë pasi Berisha akuzoi prokurorin për një çështje që u përgënjeshtrua nga SPAK. A ishte rastësi?
– Sekuestro e telefonit nga drejtësia deri më sot është bërë selektive sepse për të njëjtat akuza por për subjekte ndryshme, prokuroria ka mbajt qëndrime të ndryshme.
– Për dosjet e Berishës nuk janë sekuestruar telefonat, ndërsa për çështjet e Monikës janë sekuestruar.
– Për dosjet e Beqes dhe biznesit të gruas nuk u sekuestruan telefonat, për gruan e Erion Velisë u sekuestruan.
– Për Liri Berishën nuk u sekuestruan telefonat për fondacionin, ndërsa telefoni vjerrës Metës u sekuestrua çuditërisht edhe për lekët e xhenazes burrit.
Ne s’duhet mbrojmë gratë, nënat apo vjehrrat e politikanve që ju sekuestruan celularët dhe s’duhet akuzojmë ato gra që nuk ju morën telefonat, por një gjë është e sigurtë: Ky nuk është i njëjti standard, i mjeteve proçedurale për gjetjen e provave.
Të gjithë janë të barabartë përpara ligjit dhe nuk duhen trajtuar me dy standarde sepse këto kanë efekt të shkurtër mediatik por janë gabim juridik. Drejtësia s’duhet të përdor masat e arrestit apo sekuestrimet për efekte gazetarie me kamera live në orën dhe vendit ku do merret celulari.
Nëse doni të pastroni politikën sekuestroni 10 telefonat e oligarkve shqiptar dhe jo grave apo vjehrrave të pokitikanve.
Ndiqni origjinën e lekve dhe “lavatriçet” sepse aty do gjeni prova.
90% e politikanë e i kryejnë aferat pa përfshirë familjarët e tyre madje disa nuk i pjerdhin fare gratë e tyre.
Hapni celularët e biznesmenve që fitojnë tendera 30 vjet njësoj me Ramën-Berishën-Metën sepse do gjeni brenda qindra pokitikanë apo zyrtarë aksionerë dhe financues të tyre.
Në fund drejtësia la në burg Safet Gjiçin që bëri seks 34 sekonda me një fundërrinë dhe liron Berishën që palloi 34 vjet Shqipërinë.
Nga telefoni Ajolës apo Fatimes nuk do shkatrrohet mafia politike, por thjesht do mbushen panelet mediatike.