Deputeti i Partisë Demokratike Luan Baçi ishte pak kohë më parë në SPAK. Luan Baçi u thirr nga SPAK për kallëzimin e bërë nga shtetasi Aredin Behari ish-ortak i deputetit demokrat.

Gazetari Igli Çelmeta tha se zoti Baçi akuzohet për fshehjen e 1.5 milionë eurove.

“Zoti Luan Baçi është në hetim pasuror nga SPAK-u sepse pastroi 1.5 milionë euro. Ai akuzohet nga ish-ortaku se pastroi dhe fshehu 1.5 milionë euro.

Ndërsa Asllan Dogjani për apartamentin. Ndërsa Asllan Dogjani doli në gjykim për apartamentin që ka blerë dhe nuk e ka deklaruar.

Por unë mendoj se ka ujqër më të mëdhenj që duhen hetuar”, tha gazetari në DritareTV.