Papa Françesku u bëri thirrje sot rebelëve sirianë, të cilët përmbysën regjimin e presidentit Bashar al-Assad, të sigurojnë stabilitetin e vendit dhe të qeverisin në një mënyrë që promovon unitetin kombëtar.

“Shpresoj se ata do të gjejnë zgjidhje politike, pa konflikte apo ndarje të mëtejshme, të promovojnë me përgjegjësi stabilitetin dhe unitetin e vendit,” tha Papa sot gjatë fjalimit të tij në Vatikan .

Këto ishin deklaratat e tij të para publike për Sirinë pas përmbysjes së Asadit.
Papa gjithashtu u bëri thirrje grupeve të ndryshme fetare të vendit që “të ecin së bashku në miqësi dhe me respekt të ndërsjellë për të mirën e kombit”.