Gresë Gashi ka folur së fundmi me banorët e tjerë në shtëpinë e BBVK për familjen e ish-partnerit të saj.

Ajo thotë se familja e tij e kanë dashur shumë dhe e kanë respektuar në maksimum.

Veç kësaj, aktorja thekson se edhe pse është ndarë akoma ia respekton vëllezërit dhe pi kafe me ta.

Unë kur jam lidhur me ish-të dashurin tim familja e tij më ka dashur jashtëzakonisht shumë, edhe unë nuk e di si është ndjenja mos të të dojë familja e partnerit se mua më kanë dashur dhe më kanë respektuar tejet shumë. Edhe nëna e tij, se babanë nuk e ka pasur, më pas i ka vdekur edhe nëna. Por sa ka qenë nëna e vet më ka dashur tepër shumë, më pas vëllezërit e tij më kanë respektuar dhe më kanë dashur shumë.

Konkurrentja shtoi: “Unë akoma edhe pse jam ndarë për ta kam respekt dhe kudo që i shoh i përqafoj, i respektoj dhe më respektojnë edhe kafe pi me ta dhe nuk e kam pikë problemi se kanë qenë njerëz të mrekullueshëm, të jashtëzakonshëm dhe më kanë pritur tepër mirë”.

Gresa momentalisht është deklaruar beqare me hyrjen në format.