Një debat me tone të ashpra u zhvillua në News 24 mes gazetarit Anri Bala dhe një personazhi me emrin Shpend Gashi, që prezantohet si pedagog, por që kërcënonte gazetarin në studio, me fjalët “do e shohësh sa të mbarojë emisioni”. Dy të ftuarit po diskutonin, teksa në një moment përdorën edhe fjalë ofenduese ndaj njëri-tjetrit.
Duke qenë se debati mes tyre agravoi, moderatorja Ola Bruko ndërhyri për të qetësuar gjakrat. Pas disa minutash përpasje të fortë verbale, situata u vendos sërish nën kontroll.
Shpend Gashi: Mos bëj zhurmuesin nëpër studio se u bëre shumë i shpifur. Po bëhesh shpifësirë.
Anri Bala: Vazhdo me retorikën se do të shikojnë nga ekrani njerëzit se kush është shpifësira. Kujdesin ma lër për herë tjetër.
Shpend Gashi: Zotëri, kujdes dhe njëherë. Je vite dritë larg asaj që pretendon se je. Mbylle tani të flas unë.
Anri Bala: Je shumë vite mbrapa o shoku, e kam nisur prej shumë kohësh profesionin e gazetarit. Unë nuk shkoj si zoraxhi si ty nëpër studio.
Shpend Gashi: Po mbaron emisioni.
Anri Bala: Mos më bëj papagallin. Leje shishen se nuk jam shoku yt.
Shpend Gashi: Prerjet si puna jote i çoj për të blerë paketë cigaresh. Ke nivel shumë të ulët inteligjence. Jemi në këtë sistem sepse janë këto lloj njerëzish që paguhen. Unë flas përpara kamerave. Ti kush je? Ec more.
Anri Bala: Nuk pranon mendimin ndryshe.
Shpend Gashi: Je për t’u fyer. Atë zorraxhi ke për ta mbajtur mend. Ky zotëria duhet të mësojë që ta mbyllë. Mbaron emisioni pë hë. Nuk jam mësuar me larot që del ky.
Anri Bala: Më the papagall, çfarë s’më the. Nuk kam dal ndonjëherë me një njeri si ty në studio.
Shpend Gashi: Ti ke dalë me mua te Ermal Peçi o hipokrit.
Anri Bala: Edhe çfarë? Thashë nuk dal me njerëz që ofendojnë, jo se nuk dal me ty.
Shpend Gashi: Më tregon ti mua më thua “zoraxhi”, ta shikojmë pra kush është zoraxhiu. Nuk merrem me vemje unë. Ke për ta mbajtur mend vlla me ato fjalë. Ec qarkullo.