Forcat e sigurisë në Rusi janë regjistruar duke rekrutuar me forcë të rinj për frontin e luftës brutale në Ukrainë, teksa në pamje të publikuara shihen njerëz që merren në rrugë ose nxirren nga makinat.
Mediat perëndimore publikonin pamje ku skuadrat e kobshme të rekrutimit mbledhin të rinjtë për të kontrolluar dokumentet apo justifikime të vlefshme për të mos qenë në ushtri.
Mes pamjeve shihet një i ri që tërhiqet jashtë automjetit të tij nga rekrutuesit e diktatorit komunist.
Në videon e publikuar nga rrjeti Astra shihen gjithashtu punonjës të huaj të cilëve me shpërblime apo intimidime u kërkohet të shkojnë në luftë për t’u vrarë duke luftuar për Putin, duke i kërcënuar me deportim nga vendi, shkruan rrejti britanik The Mirror.
Në qendrën perëndimore ruse Shën Petersburg, garda kombëtare raroptohet se po ndalon të gjithë djemtë në moshën e rekrutimit, 18 vjeç.
“Oficerët e policisë nuk tregojnë dokumente identifikimi por thonë vetëm ‘ka rekrutim’,” ankohen vendasi i quajtur Mikhail për rrjetin Fontanka.
Autoritetet thonë se po kërkojnë “ata që ishmangen rekrutimit”, por fushata e tyre është denoncuar shpesh si pa kriter dhe brutale, shkruan grupi i të drejtave Agentsvo.
Artem Klyga, i lëvizjes së quajtur “Kundërshtuesit e Ndërgjegjshëm” tha se kontrollet bëhen në metro, në vende publike, në vendet e punës ose të mësimit”.
“Policia nuk merakoset as se po shkel vetë urdhrat e ministrise së brendshme”, tha ai, sipas rrjetit The Mirror.
Në të tjera pamje janë shfaqur punonjës emigrantë në një kantier ndërtimi që u jepet zgjedhja arbitrare të nënshkruajnë me ushtrinë, ose të dëbohen me forcë nga vendi.
“Për të marrë qytetarinë ruse duhet të bësh kontratë me ministrinë e mbrojtjes për luftuar”, tha një emigrant i maskuar, që shtonte se kontratat zgjasin nga një deri në pesë vjet.