Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu ishte i pranishëm sot në ceremoninë e prezantimit në detyrë të zëvendësshefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneralbrigade Altin Kurti, dhe ku u gradua gjithashtu personeli i sapotitulluar me gradën “kolonel” në Forcat e Armatosura.
Vengu u shpreh se, “15 kolonelë të rinj shtojnë edhe më shumë peshën dhe cilësinë e trupave tona, të cilët mbeten të angazhuara për të ruajtur sigurinë e vendit dhe për të mbajtur lart flamurin shqiptar në misionet dhe detyrat ndërkombëtare”.
““Pasurimi” i Forcave të Armatosura nuk është vetëm sasior, por edhe cilësor, ndërsa investimi në kapitalin njerëzor mbetet objektiv kryesor i Ministrisë së Mbrojtjes”, theksoi Vengu.