Enkelejd Alibeaj ka bërë një propozim në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve, për ngritjen e një Komision Parlamentar johetimor për çështjet dhe problematikat e fëmijëve.

Por ky propozim është rrëzuar nga kolegët e tij në këtë mbledhje, raporton për Top Channel Muhamet Veliu.
Kujtojmë se mbledhja është shoqëruara këtë të mërkurë me tensione të forta mes demokrates Ina Zhupa dhe socialistes Elisa Spiropali, përplasje që theksin e kishte te opinioni i Komisionit të Venecias, në lidhje me mandatin e deputetes Olta Xhaçka.