Një grup deputetësh socialist, propozuan këtë të enjte një ligj për faljen e gjobave për ndërtimet pa leje në zonat rurale.

Por deputetët e PD-së u revoltuan.
Kjo, pasi sipas tyre, PS po e përdor këtë për qëllime elektorale. Flamur Noka u ngrit në Kuvend dhe tha se PD nuk do e lejojë faljen e gjobave. Madje ai tha se ky propozim për faljen e gjobave, është genocide.

“Jemi ne ata që kemi mbrojtur interesin e qytetarëve.

Ju i keni përdorur. Nuk do e lejojmë këtë ligj.

Ky është genocid”, tha Noka nga Kuvendi.

Nuk kuptohet se çfarë ka pasur në mëndje Noka, që e quan genocide një ligj për faljen e gjobave. Që PS e bën këtë për efekt të zgjedhjeve, është e kuptueshme. Por të thuash genocid, vetëm Noka mund ta shpjegojë.