Nuk do jepen më leje për ndërtime për pallate dhe resorte nëse nuk parashikojnë hapësirë për fëmijët. Lajmi u bë me dije nga kryeministri Rama, ndërsa tha se do rishikohet edhe taksa e strehimit social, ku do ketë një shumë që do shkojë për fëmijët për ndërtim shkollash apo çerdhesh.
“Ata që ndërtojnë pallate, resorte, nuk do të ketë leje nëse nuk parashikohet aty një hapësirë për fëmijët. Do të rishikojmë taksën e strehimit social, për të futur komponentin e fëmijëve. Nga çdo ndërtim në Tiranë dhe në Shqipëri duhet të dalë një shumë që do të shkojë për fëmijët, për një shkollë, për një çerdhe”, tha Rama.