I pyetur lidhur me mandatin e prokurorëve të SPAK, kryeministri Edi Rama tha se kjo çështje i takon vitit 2028.
Ai theksoi se nëse ka diçka mbështetjen e SHBA dhe Bashkimit Europian dhe këta dy elementë nuk preken është i gatshëm të votojë pro.
Sakaq, Rama u shpreh se reforma në drejtësi do të udhëhiqet nga ata dhe këtë e ka thënë dhe më herët.
“Në prag të vitit të ri 2025, ju më bëni një pyetje që është për vitin 2028. Faleminderit që nuk e fshehe që ti e di që dhe në 2028 unë do jem këtu.
Nëse i kthehemi prapa në kohë, reformës në drejtësi dhe nëse gjeni një prononcim timin për procesin që duhet bërë kështu, ndaheni me mua. Ajo që unë kam thënë është që këtë reformë e udhëheqim ne, ju doni apo nuk doni do vini dhe do votoni. Edhe çdo gjë që shkruajmë ne ka dy vija të kuqe SHBA dhe BE, po nuk u prekën këto dy vija të kuqe, unë e votoj. Qoftë për gjëra të mëdha dhe negative, unë i mirprese se ka dhe gjëra negative. Sa i përket pyetjes konkrete, nuk kam asnjë opinion dhe asnjë ngutje. Ne kemi një komision që do vazhdojë dhe do ketë një mekanizëm, aty do diskutohen të gjitha”, tha ai.