Kishte shpresa për ndryshim politik në Siri kur Bashar al Assad trashëgoi pushtetin në vitin 2000, pas vdekjes së babait të tij, Hafez al-Assad. Por, përveç disa reformave ekonomike, ai ndryshonte shumë pak nga udhëheqja e të atit prej 30 vitesh. I riu Assad s’ishte pasuesi i sigurtë i pushtetit, ai po studionte që të bëhej një okulist, kur u thirr pas vdekjes së vëllait të tij më të madh, Bassel Al Assad. Parlamentit iu desh që të ulte moshën për kandidatët për Presidentë, nga mosha 40 vjeç në 34, në mënyrë që ai të ishte i përshtatshëm për të marrë postin.
Një dekadë më vonë, ai u përball me sfidën e tij të parë të vërtetë. Në mars të vitit 2011, njerëzit mbushën rrugët duke kërkuar demokraci. Presidenti e shtypi rebelimin dhe e quajti konspiracion të huaj. Assad ishte gjithashtu koka e të vetmes parti politike legale në Siri, Ba’ath Party dhe drejtuesi i Forcave të Armatosura. Përgjigjia e tij ishte marrja e masave të ashpra dhe strikte kundrejt protestuesve, që nxorri akoma më shumë sirianë në rrugë, duke provokuar vazhdimisht një luftë civile.
Assad kishte pak suport publik, pjesërisht nga minoriteti i alavitëve, një sekt, pjesë e të cilit ishte edhe familja e tij.
Por lideri sirian, vazhdimisht e shtypi oponencën e popullit, duke i quajtur terroristë. Teksa lufta nisi, ishte aleanca me Rusinë që e përforcoi Bashar al Assad me mbështetje politike dhe ushtarake, që i mundësoi liderit sirian të fitonte territory dhe të mbante pushtetin.
Por qeveria e tij e kishte të pamundur të fitonte mbështetje në komunitetin ndërkombëtar.
Nën hijen e luftës, ai mbajti zgjedhjet nën terrorin e qeverisë që u shmangën nga shumë sirianë, si një revolt për demokraci.
Por, ai mbijetoi.
Por lideri sirian nuk bënte asnjëherë kompromise dhe e injoroi lëvizjen politike që kërkonte të sillte demokracinë në vend.
Assad është akuzuar se ka përdorur armë kimike kundër popullit të tij. Qeveria e tij ishte përgjegjëse për vrasjen e mijëra të burgosurve, për largimin e miliona të tjerëv dhe lënien në mjerim e uri që jetonin në zonat e kontrolluara nga rebelët.
Në zgjedhjet e vitit 2021 Assad fitoi shtatë vite më shumë pushtet. Në vitin 2023, pas më shumë se 12 vitesh konflikt, Assad ishte i mirëpritur në Ligën Arabe, të njëjtët vende arabe që dikur e kishin mënjanuar.
Por situata në vend kishte mbetur e njëjta. Sirianët që po shpresonin për një fillim të ri, po jetonin ende në një kolaps ekonomik dhe krizë humanitare. Në fund të vitit 2024, rebelët u rikthyen për goditjen e radhës, që ishte dhe e fundit për Assad. Me armë të sofistikuara dhe pozicione të mirëmenduara, ata rimorën kontrollin në shumë qytete. Ndërsa aleatët e Assadit ishin të zënë me konfliktet e tyre në vende të tjera.
Bashari e la vendin të rrënuar krejtësisht dhe shumë sirianë duke pyetur: çfarë vjen më pas?