Në Serbi ka revoltë gjithë popullore, por nëse Vuçiç e fiton betejën me qytetaret, vendi do te shkoj drejt diktaturës. Kështu e përshkruan situatën politike deputeti shqiptar në Beograd, Shaip Kamberi.

“Në rast se Vuçiç e fiton këtë betejë me qytetarët e revoltuar, mendoj që do ta çojë Serbinë prej autokracisë në drejtim të një diktature, ku do të vendos ligje dhe rregulla të hekurta në mënyrë që të parandalojë çfarëdo përpjekje tjetër që në këtë formë të rrezikohet regjimi i tij”, ka thënë Kamberi. Sipas Kamberit, Vuçiç do të parandalojë çdo përpjekje me te gjitha format për të mos rrezikuar regjimin e tij.

“Ajo që është me rëndësi për vitin tjetër të shohim se cili do të jetë reagimi i Bashkimit Evropian ndaj protestave dhe ndaj regjimit të Vuçiëit në tërësi, çfarë qëndrimi do të mbajnë ata dhe çfarë qëndrimi do të mbajë administrata e re e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.”, shtoi ai.
Në përpjekje për të penguar protestat, Qeveria e Serbisë ka zgjatur pushimet dimërore të shkollave duke i nisur ato gati një javë më herët.

Rrugët e Beogradit janë mbushur me protestues kundër Vuçiç dhe qeverise se tij prej disa ditësh, duke kërkuar qe te shkojnë përpara drejtesisë përgjegjesit e tragjedisë që la 15 viktima nga shembja e çatise se stacionit te trenit ne Novi Sad.