Boksieri më i njohur shqiptar, Robin Krasniqi ka ndarë një postim me ndjekësit në Instagram.

Ka pak kohë që ka humbur babain, e ky postim i dedikohet atij.

“Nuk gjej Fjal ta pershkruaj Mallin per ty, Mungesen tënde ! Tash e kuptova pse une kisha gjith at forcë ne shpirtin time. Nuk dotë heq nga lutjet e mia nga Zemra imer deri ne frymen e fundit!E lus Allahun qe te shperblen me vendin me te bukur te Xhenetit Babi ime ! 🥹💔”, shkroi mes rreshtave ai.

Kujtojmë se Robini ka pasur një lidhje tejet të ngushtë me babain e tij.