Kjo ishte një fundjave përfekte për Inter, me zikaltërit që reduktuar diferencën me Napolin, por Inzaghi dhe stafi i tij nuk kanë pasur shumë kohë për të festuar pasi kalendari i ngjeshur nuk ja jep këtë luks, duhet të bëjnë menjëherë llogaritë me Champions League, me sfidën kundër Bayer Leverkusen. “Aspirinat” nuk janë rivali më komod që mund t’i rezervonte kalendari, për më tepër që ekipi i Alonso-s po kalon një formë të mirë, vijnë pas 5 fitoreve radhazi.

Inzaghi kërkon pikët e plota për të hedhur një tjetër hap të sigurt drejtë kualifikimit për më tej në Champions, për këtë arsye parashikohet një rotacion minimal. Dilema e madhe, mbase e vetmja në fazën sulmuese është Martinez apo Taremi përkrah Thuram. Sipas të gjithë gjasave, Inzaghi pritet t’i besojë kapitenit një fanellë titullari pasi “demi” ka nevojë për minuta, ka nevojë mbi të gjitha të rigjej kontaktin me golin, vetëm 6 gola në 17 ndeshjes mes Serie A dhe Champions janë shumë pak për një lojtar si Martinez.

Problemet më të mëdha Inzaghi i ka në mbrojtje pasi Bastoni doli i dëmtuar nga sfida kundër Parma-s, është rikuperuar, por nuk pritet ta nis nga minuta e parë. Në dyshim të fortë është edhe Acerbi si cili vjen nga një shqetësim në kofshë.

Në mesfushë, gjithnjë sipas mediave, nuk pritet të ketë ndryshime, me Asllanin që mbetet në pankinë, në pritje të minutave në rast se Calhanoglu nuk do të jetë në gjendje për të zhvilluar 90 minuta të plota.