Ekspertja Denisa Kele thotë se rritja e Bitcoin, që kapi shifrën e 100 mijë dollarëve, erdhi pas mbështetjes së kriptomondhës nga presidenti i sapozgjedhur amerikan, Donald Trump.
Në një intervistë për “Money Report” në ABC News, Kele u shpreh se në një periudhë të shkurtë, vlera e Bitcoin mund të shkojë deri në 200 mijë dollarë.
“Është një fenomen pas një skepcitimi që kemi pas për kriptomonedhat. Kjo është fitore shumë e madhe e kriptovaluave. Pas deklaratës së Trump, sot pamë ngritjen e madhe. Është treg spekulativ, por spekulimet e fundit janë pozitive. Është një gur i rëndësishëm. Ka investitorë të rinj që kanë ardhur në treg. Tregu tashmë ka marrë dhe investitorë të rinj, jo vetëm ata që janë ekzistues. Gjasat janë që të kemi rritje deri në 200 mijë dollarë. Janë rreth 21 milionë kriptomonedha. 20 milionë janë tani, do prodhohen edhe një milion. Trump ka premtuar se 1 milionshi i fundit do të prodhohet në Amerikë”, theksoi ajo.