Kushëriri i Pajtim Krasniqit i cili ndërroi jetë në ngjarjen e rëndë që ndodhi në Miami zbuloi detaje në emisionin “Shqipëria Live”.

Sipas tij 27-vjeçarja Sabrina Krasniqi vrau bashkëshortin e saj në banesën e tyre në Miami pasi ai i zbuloi tradhtinë dhe i kërkoi divorcin.

“E vërtëta që e dinte vëllai i Pajtimit pasi ai e kishte zbuluar disa parregullsi në banesë dhe kishte kuptuar se bashkëshortja e tradhetonte.

Pas kësaj Pajtimi i ka kërkuar divorcin gjë që e ka shtyrë Sabrinën që të ndërmarrë veprimin ndaj Pajtimit dhe vetes” tha Egzon Hyseni.

Sabrina Kasniqi, 27 vjeç e vrau Pajtim Kasniqin, 34 vjeç, në katin e 45-të të ndërtesës luksoze Beach Club II Hallandale me pamje nga plazhi Hallandale, në veri të Miamit, rreth orës 12:30 të mëngjesit të së mërkurës.

Modelja qëlloi 5 herë burrin dhe më pas ktheu armën nga vetja duke kryer vetëvrasje në ballkonin e apartamentit ku bashkëjetonin.