Deputeti Dashamir Shehi, kreu i LZHK, tha në emisionin “Opinion” në News24 se forca politike që drejton nuk do të bashkëpunojë me PD-në e Sali Berishës në zgjedhje. Shehi tha pohuar se ka një bashkëpunim me partinë Djathtas 1912 të krijuar nga Enkelejd Alibeaj.

Ai tha se Sali Berisha dhe të tjerë pranë tij janë munduar që kundërshtarin politik ta gjejnë anash, por ne mendojmë se e kemi përballë dhe ai është Edi Rama.

“Sali Berisha e ka drejtuar PD edhe duke qenë në shtëpi dhe nuk ndryshon asgjë fakti se tani po e drejton nga zyra. Dikur dilte nga 2-3 orë në televizion, tani jemi në një jetë normale opozitare.

Berisha ka të gjitha mjetet e veta për zgjedhjet. Ka vulën, ka zyrën,për të cilën u përleshën me palën tjetër, ka lirinë e vet, ka edhe ligjin me listat e mbyllura.

Ka të gjitha armët për të bërë opozitë sipas mënyrës së tij, i urojmë punë të mbarë, por ne nuk bashkëpunojmë me të pasi janë disa çështje shumë të rëndësishme që na ndajmë ku përfshihen edhe marrdhëniet me ndërkombëtarët.

Kundërshtari politik është përballë, kur Berisha është munduar ta gjejë anash kundërshtarin”, tha Shehi.