Një 28 vjeçar është arrestuar nga policia e Shijakut dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi kërcënuan me thikë dy persona dhe u morën celularët.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Shijak arrestuan në flagrancë shtetasin O. K., 28 vjeç, banues në Shijak, dhe shpallën në kërkim shtetasin F. Ç., 28 vjeç, banues në Shijak, (i cili ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi). Këta shtetas në parkingun e një lokali në fshatin Borakë, Njësia Administrative Xhafzotaj, nën kërcënimin e një mjeti prerës (thikë), kanë kërcënuar dy shtetasit H. K, dhe E. D, duke ju marrë telefonat, dhe më pas janë larguar me një automjet tip benz.
Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë duke kapur dhe arrestuar njërin prej autorëve dhe vijon puna intensive për kapjen e autorit tjetër i cili braktisi automjetit dhe u largua me shpejtësi në këmbë.
Në cilësinë e provës materiale Policia sekuestroi automjetin tip benz i përdorur nga autorët e ngjarjes.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Durrës, për veprime të mëtejshme.