Real Madrid ka marrë tri pikë në shtëpi duke mposhtur 4-2 Sevillan për raundin e 18-të në La Liga. “Galaktikët” pozicionohen në vendin e dytë dhe shohin para rivalët e Atl. Madrid, ndërsa lënë pas Barcelonën.
Ndeshja nisi mirë për djemtë e Ancelottit që kaluan në epërsi pas dhjetë minutave lojë me golin e Mbappe. Rodrygo dhuroi pasimin final dhe francezi nuk gaboi. Më pas Valverde në minutën e 20-të dhe Rodrygo në të 34 dërguan shifrat në 3-0, para se Romero të shkurtonte po në pjesën e parë.
Në fundin e 45 minutave të para trajneri Ancelotti u ndëshkua me karton të verdhë. Edhe fraksioni i dytë nisi me Realin kërkues duke gjetur golin e katërt me Diaz. Në fund Sevilla gjeti edhe golin e dytë me Lukebakio. Pas 18 ndeshjeve La Liga kryesohet nga Atletico Madrid me 41 pikë, ndjekur nga Real Madrid me një pikë më pak. Barcelona ndodhet e treta me 38 pikë edhe pse ka një ndeshje më shumë.
Mbappe's goal vs Sevilla for Real Madrid makes it 1:0 #rmasev pic.twitter.com/E9mgxbt07U
— Herman Facundo (@UTD_Facundo7) December 22, 2024