Veç tokës dhe ajrit, Shqipëria dhe Greqia do të lidhen edhe me një hekurudhë. Qytetarët e dy shteteve kufitare do mund të udhëtojnë së shpejti me tren.

“Do të jetë një linjë hekurudhore, gjurmë e re e cila është Pogradec-Korçë-Kapshticë e deri në hyrje të territorit grek” , shprehet Erjola Muka nga MIE. Ndërkohë sinjale pozitive vijnë edhe nga Fondi i Investimeve në Ballkanin Perëndimor për nisjen e punimeve në Durrës-Rrogozhinë.

“Korridori 8 lidh detin Adriatik me Detin e Zi dhe kalon përmes Shqipërisë, Maqedonisë së veriut dhe Bullgari dhe ka një rëndësi të madhe gjeo-straegjike pasi përshkon tre shtet anëtare të NATO-s”, shton Muka.
Teksa një sërë projektesh hekurudhore janë në zhvillim, linja Tiranë-Durrës dhe degëzimi i ri drejt aeroportit të Rinasit do të jetë e para që do të përfundojë dhe do të nisë operimin.

“Punimet në këtë linjë kanë arritur në volumin e 80%, ndërsa së shpejti do të nisin punimet për ndërtimin e 10 stacioneve të rinj që do të shtrihen në të gjithë pjesën e kësaj linje”, tha Muka. Aktualisht në vend gjatësia e rrjetit hekurudhor në shfrytëzim në vend është rreth224 km. Në funskion janë linjat hekurudhore, Durrës – Librazhd, Gjorm – Kufi dhe Durrës – Kashar.