Faik Basha nga Partia e Lirisë, tregon në ‘Studio Live’ se si është gjendja e Ilir Metës. Sipas tij, Meta është në një gjendje shumë të mirë dhe po drejton aksionin opozitar nga burgu 313. Më tej shton se Meta do jetë kandidat për kryeministër në 2025.

‘Gjendja e tij jashtëzakonisht mirë, në formë. Ka mbajtur kontakte me strukturat e partisë. Orienton strukturat dhe aksionin opozitar. Shumë gjasa ka SPAK të tërhiqet nga kjo, të lirohet. E dinë që kanë kryer veprime të jashtëligjshme. Ligji i përdorur i shfuqizuar vite më parë. Mënyra e organizimit nga kryeministri Rama. Zoti Meta duhet të lirohet. U arrestua pa provë dhe fakt. Ka një diskutim që mund të jetë kandidat për kryeministër. Për sa kohë është presidenti i një force politike opozitare.’