Gazetari Sokol Bregu dha detaje në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV për hetimet pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani pranë shkollës “Fan Noli” si dhe pretendimet e familjarëve të viktimave dhe të plagosurve.

Ai përsëriti edhe qëndrimin për ndalimin e TikTok dhe solli edhe shembullin nga një seancë dëgjimore në SHBA kur pronari i TikTok tha se dy djemtë e tij nuk kanë llogari në këtë aplikacion.

“Aty ka patur dy herë konflikt me grushte dhe më pas është përdorur thika. Pasi janë goditur ka patur persona të tjerë që kanë goditur viktimën. I plagosuri ka një dëshmi që është qëlluar nga një njeri i tretë. Në videon që paraqet policia nuk është. Mjeku ligjor duhet ta ndajë nëse janë qëlluar me të njëjtën thikë.

Në përplasjen e dytë që disponon policia ka vetëm 3 të përfshirë. Është gjetur vetëm thika që u gjet mbi një tarracë te një ndërtese të vjetër. Zhurma më e madhe u bë për një fëmijë të cilit i punojnë prindërit në institucionet e drejtësisë dhe ngritjen e pretendimit për përfshirje të tij dhe fshehje nga ana e policisë. Nuk është gjetur arma e dytë nëse ka patur.

Autori i krimit ka kërkuar në Apel lehtësimin e masës së sigurisë dhe kërkon të dalë nga burgu dhe e vendos gjykata.

Kur SHBA-të u ndodhën vitin e shkuar dhe thirrën CEO-n e Titok në kongres. Kongresmeni republikan kishte thirrur prindërit e një fëmije që u përplas nga treni ndërsa luante në TikTok. Ke ndonjë përgjigje i thanë pronarët të TikTok-ut. Jo-tha ai- i kërkoj falje, por do të bëjmë çështë e mundur ta rregullojmë.

Një kongresmene demokrate, Barragan, e shtoi edhe më shumë dhe i tha:

Po kontrolloj dy fëmijët e tu a kanë llogari në TikTok apo jo. Ke dy çuna, apo jo?

Po-tha pronari i TikTok-ut, por nuk u lejohet të kenë TikTok se unë jetoj në Singapor ku duhet të kesh një moshë të caktuar për ta patur.

Pra pronari i TikTok-ut, fëmijët e tij nuk kanë Tik Tok”- tha Bregu.